Lajme

“Nuk sheh më një grua shtatzënë”, Korreshi: Është hall, s’jep njeri më nuse në fshat

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka ironizuar në Kuvend teksa folur për situatën në Shqipëri, teksa u shpreh se djepet kanë ngelur bosh.

S’sheh më një grua shtatzënë”, u shpreh Korreshi në Kuvend, duke shtuar se “nuk jep njeri nuse në fshat, kaq hall është. Nuk ka më lopë për të mjelë”.

Ai ironizoi edhe deklaratën e ministres së Shëndetësisë Alban Koçiu e cila u shpreh se propozimi për minimumin jetik 200 euro i ka dalë koha me vakt.

Propozimi im siç tha edhe ministrja e Shëndetësisë mund të duket pak fshataresk i ngelur në kohë, por ndoshta mund të kemi një ndryshim me ministres se në rri atje, fle në Lushnjë dhe rri shumë me këta hallexhinjtë qe mezi presin minimumin jetik”, tha deputeti i PD-së.

Saimir Korreshi: Propozimi im siç tha edhe ministrja e Shëndetësisë mund të duket pak fshataresk i ngelur në kohë, por ndoshta mund të kemi një ndryshim me ministres se në rri atje, fle në Lushnjë dhe rri shumë me këta hallexhinjtë qe mezi presin minimumin jetik.

A m’u përgjigj pse nuk është rregulluar grafia e Lushnjës 2 mijë euro ka këtu e dy vite? Të lutem a bëjmë një xhiro tek spitali i Lushnjës të shikojmë se ku lahen rrobat atje, duke sikur i kanë ngrëne qentë, a mundet të bëjmë një xhiro për të parë se ku gatuhet, si gjellë qensh? për parë se çfarë medikamentesh mungojnë, çfarë operacionesh bëjnë dhe sa ambulanca janë? Ne demodetë, ne më demodetë e duam këtë gjë, se nuk i paskemi parë këto benefite.

95% e shqiptarëve janë në hall. Unë nuk e di, ka mundësi të jetoni ju me xhinse demode. Të jetojë secili prej nesh me 300-400 euro. Të bëjë secili nga ju një financë. Meqë qenkemi demode me 200 euro.

Po lini djepat bosh. Të dalësh në fshat nuk sheh më grua shtatzënë. Nuk jep njeri nuse në fshat. Kaq hall është. Nuk ka më lopë për të mjelë në fshat.

E dini ju që shyqyr që ra Covidi që ju mbuloi, por i keni lënë njerëzit me atë justifikim e Covidit, nuk shkojnë dot në xhenaze. Deri këtu keni shkuar.

Keni 3-4 vitet e fundit që u janë tharë lotët e nënave shqiptare, se u kanë ikur fëmijët e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button