Lajme

Karamuço: Thyerja e MATRIX do shkaktojë tërmet në Shqipëri! Do zbulohen ngjarje të tmerrshme si…

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur për thyerjen e rrjetit të komunikimit MATRIX. Ai tha se MATRIX ishte një shërbim i krijuar nga personazhe të krimit dhe për herë të parë u zbulua nga autoritetet holandeze në telefonin e një krimineli të dënuar për vrasjen me snajper të një gazetari holandez në vitin 2021.

Karamuço tha se janë gjetur 2.3 milionë mesazhe dhe servera dhe dihet se në 33 gjuhë të deshifruara gjatë hetimit konfirmohet se është përdorur dhe nga grupet kriminale shqiptare kryesisht nga vrasës me pagesë që e kanë deklaruar vetë jo vetëm në SPAK por edhe në prokuroritë e tjera.

Vrasësit me pagesë e përdornin shumë sepse aty bisedonin të gjitha teknikalitetet, se si duhej të bëhej ekzekutimi, mënyrat e vrasjes, pikat e takimit dhe çdo element dhe detaj mbi porosinë e vrasjes.

Sigurisht do duhet kohë që të ndahen folderat për shtetet përkatëse. Nga thyerja e MATRIX do të zbulohen mesazhe që lidhen me krime të rënda, si trafiku ndërkombëtar i drogës, trafiku i armëve dhe pastrimi i parave. 

Thyerja e MATRIX do të shkaktojë një tjetër tërmet sepse do të ketë informcione që do të trondisin shumë persona sepse do flasim për ngjarje të tmerrshme që kanë ndodhur në Shqipëri, për mënyrën si janë vrarë njerëzit, për mënyrën si janë zhdukur njerëzit ose si janë gjymtuar para se të zhdukeshin”, tha Karamuço në Now me Erla Mëhillin.

Karamuço tha se shërbimi në MATRIX blihej me kriptomonedha për shkak se kështu nuk identifikohej përdoruesi./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button