Lajme
E trishtë/ Ish-balerini i njohur Eno Birko tenton t’i japë fund jetës
Ish-balerini i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Eno Birko, ka tentuar t’i japë fund jetës këtë të martë, raporton A2 CNN.
Ngjarja ke ndodhur rreth orës 1:00. Sipas policisë, Birko, 50 vjeç, është hedhur nga kati i katërt i pallatit, por fatmirësisht ka shpëtuar dhe po merr trajtim mjekësor në spital, edhe pse gjendja e tij është e rëndë.
Sipas burimeve të A2 CNN, ish-balerini po mbahet nën monitorimin e mjekëve, pas ka fraktura të gjymtyrëve.
Sipas raportimeve, prej kohësh kishte probleme me alkoolin./SYRI.net