Studim i ri; Pija që premton uljen e rrezikut të Alzheimerit
Ju tashmë mund të jeni të vetëdijshëm për faktin se sëmundja e Alzheimerit ndikon si në funksionet njohëse ashtu edhe në kujtesë.
Kjo është arsyeja pse studiuesit nga Universiteti Tufts në Boston, Amerikë, u përpoqën të gjurmonin se çfarë mund të ndihmonte me këtë sëmundje. Provat që ata gjetën janë premtuese dhe këto ishin përfundimet e këtij studimi kaq interesant.
Cila është pija që mund të reduktojë rrezikun e Alzheimerit?
Gjatë studimit, kërkuesit ndërtuan modele të indeve të një truri me Alzheimer. Më pas ata përdorën komponime të ndryshme farmaceutike dhe me bazë bimore për të ekzaminuar efektivitetin e tyre, në mënyrë që të vëzhgonin mbrojtjen që mund të pfrojnë.
Studiuesit shprehën entuziazmin e tyre në lidhje me këtë gjetje, sepse pacientët ose kushdo që dëshiron të zvogëlojë rrezikun e Alzheimerit në të ardhmen mund t’i gjejnë me lehtësi këto mbrojtës të shëndetit, shkruan Agroweb. Studiuesit shpjegojnë se pllakat e Alzheimerit, që quhen pllaka amiloide, janë grumbullimi i proteinave midis neuroneve, të cilat ndikojnë në funksionin njohës. Dhe çaji jeshil përmban katekina që parandalojnë formimin e ktyre. Katekinat e çajit jeshil janë përbërës që gjenden në gjethet e çajit. Ato kanë një efekt antioksidues dhe janë studiuar për përmbajtjen e vetive kundër plakjes.
Sa i përket resveratrolit, hulumtuesit theksojnë se ai është një antioksidant që gjendet tek rrushi i kuq, çokollata dhe vera e kuqe. Ai mund të ngadalësojnë përparimin e sëmundjes kur merret në një dozë të koncentruar.