Sport

FIFA ngec me Botërorin e Klubeve, mungojnë sponsorat!

Botërori për Klube po afron dhe tani pritet shorti zyrtar i kompeticionit. Megjithatë, Infantino është akoma në kërkim të sponsorëve për eventin, që aktualisht ka vetëm Hisense dhe AB InBev.

FIFA është përballur me mosbesimin e televizioneve për këtë kompeticion të ri, me konkurrencën e Champions-i të ri dhe afateve kohore aspak premtuese: buxhetet e televizioneve janë të mbyllura për sezonin aktua

Në pranverë është folur për një marrëveshje me Apple për të drejtat televizive, por ky opsion ka dështuar. Ashtu siç ka dështuar edhe mundësia për të gjetur një partner financiar që të mbështeste edicionin e parë me ndeshjet të transmetuara në platformën Fifa+.

Në mënyrë që ky kompeticion të jetë i përballueshëm financiarisht, FIFA duhet të shpresojë te të ardhurat që do të prodhojë vetë kompeticioni, të ardhura që më pas do të duhet t’i shpërndahen vetë klubeve pjesëmarrës, të cilëve u është garantuar një kuotë minimale e barabartë dhe një pjesë e fitimeve në bazë të renditjes.

Siç ka zbuluar “Times”, klubet do të duhet të kenë mes 18 dhe 19 milionë euro të garantuar, duke marrë parasysh se disa milionë do të shpenzohen për kostot e udhëtimi dhe qëndrimit në hotele. Kompeticioni do të nisë në 2025-ën, por sot ka akoma disa pikëpyetje në aspektin ekonomik./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button