Shëndet

Kujdes, ndoshta nuk e dini por këto 5 ushqime nuk duhet ringrohur pasi mund të shkaktojnë helmim dhe…

Duhet të tregoni kujdes me disa ushqime që mund të jenë të rrezikshme për shëndetin.

Në jetën e përditshme, shumë njerëz përgatisin ushqim për disa ditë dhe e ringrohin atë për të kursyer kohë pas një dite shumë të zënë. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se disa ushqime mund të jenë të dëmshme për shëndetin kur ringrohen, duke shkaktuar helmime dhe humbje të vlerave ushqyese. Dr. Stacey Duvenage, ekspert i Ushqimit në Universitetin e Greenwich, thotë se duhet të tregoni kujdes me disa ushqime që mund të jenë të rrezikshme për shëndetin.

Ja pesë ushqimet që nuk duhen ringrohur dhe arsyeja pse:

1. Vezët

Sipas Dr. Duvenage, ringrohja e vezëve mund të çojë në oksidimin e proteinave, çka mund të krijojë agjentë kancerogjenë. Vezët janë të pasura me vlera ushqyese, por është më mirë t’i konsumoni të freskëta.

2. Orizi

Orizi është një ushqim tjetër që kërkon kujdes kur ringrohet. Pas gatimit, orizi mund të përmbajë bakterin Bacillus cereus, i cili mund të shkaktojë helmim ushqimor me simptoma si diarre dhe të vjella. Dr. Duvenage rekomandon që orizi të ruhet në frigorifer brenda dy orëve nga gatimi. Nëse orizi lihet jashtë për një kohë të gjatë dhe më pas ruhet, rreziku për të zhvilluar bakterin është i lartë.

3. Kërpudhat

Ringrohja e kërpudhave është gjithashtu problematike. Kërpudhat mund të bëhen të shkumëzuara dhe të humbasin proteina të rëndësishme, dhe gjithashtu mund të krijojnë substanca të dëmshme që janë kancerogjene. Sipas Dr. Duvenage, ringrohja e kërpudhave mund të shkaktojë probleme me tretjen, si dhimbje barku dhe shqetësime të tjera.

4. Produkte Deti

Pavarësisht idesë që ushqimet e detit mund të ringrohen, duhet të jeni shumë të kujdesshëm me ruajtjen dhe përgatitjen e tyre. Dr. Duvenage thekson se ushqimet deti mund të konsumohen vetëm brenda 24 orëve nga gatimi. Pas kësaj kohe, mund të shkaktojnë simptoma të padëshiruara, si diarre dhe të vjella, nëse nuk ruhen dhe ngrohen siç duhet.

5. Spinaqi

Edhe spinaqi nuk është gjithmonë i sigurt për t’u ringrohur. Në të kaluarën, ekspertët sugjeronin që spinaqi të mos ringrohej për shkak të acidit oksalik, i cili mund të rrisë rrezikun për formimin e gurëve në veshka. Megjithatë, aktualisht, sipas Këshillit të Informacionit të Ushqimit Evropian, është e sigurt të ringrohet spinaqi, nëse është ruajtur dhe ngrohur siç duhet./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button