Lajme

Spartak Ngjela deklaron se “po vjen koha të krijohet shteti i Çamerisë”

Nga Spartak Ngjela-

Festat e nëntorit kaluan shumë bukur. Festimi i 28 nëntorit ishte një madhështi i të dy shteteve shqiptarë, por gjithashtu edhe i Maqedonisë së Veriut.

Ne po shkojmë me sukses drejt etnisë sonë. Dhe kjo i ka trembur me acarim pushtuesit e trojeve shqiptare.

Dhe ja si ata po shprehen:

1.

Politika greke, që kuptohet se është sot një vullnet i trembur në shqetësim deklaroi:

“Shqipëria e Madhe kërcënon rajonin”.

Kurse historia dhe historianët e Shqipërisë urgjentisht janë të detyruar të shkruajnë qartësisht Historinë e vërtetë të Çamërisë.

Masakrën e madhe greke kundër çamëve etnikë në Greqi.

Koha po e kërkon me ngut këtë, për të mbi gjashtë milionë shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, në Kosovë dhe në Çamëri.

Shteti shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë duhet të përgatisë me vlerë monetare dëmin që politika greke i ka shkaktuar Çamërisë.

Sepse në fakt është kërkesa e historisë se re të Shqipërisë Etnike që po rilind si forcë historike, sidomos me ardhjen e pavarësisë së Kosovës.

Por janë dhe katër milionë shqiptarë që sot jetojnë në Turqi…

I.

Të gjithë pushtuesit tanë shekullorë tani janë në hall, dhe po e kuptojnë historinë që po vjen me nxit.

Sepse e kanë kuptuar…

Sepse e dinë tani që edhe Serbia, edhe Mali i Zi dhe, edhe Greqia, janë formuar me pushtime të tokave dhe territoreve të Arbërisë; dhe me shpërnguljen masive të shqiptarëve nga territoret e tyre etnike.

Por, koha historike e aktualitetit tani po flet për Shqipërinë e ardhshme.

Fakti që grekët kanë frikë, tregon se kjo kohë ka filluar dhe po vjen realisht.

Shqipërinë etnike nuk po e bien luftrat, por po e sjell historia aktuale.

Dhe…

Po ta shohësh me një vëmendje historike, ne shqiptarët tani jemi në vitin 1939 – 1942, kur u formua Shqipëria etnike, e plotë.

Por koha historike u kthye:

Sepse, fundi i Shekullit të Njëzet, e nxori në dritë Shqipërinë Etnike sërish, dhe, me këtë frymë, viti 2008 krijoi pavarësimë Kosovës si shtet i dytë shqiprar, me ndihmën direkte të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por, ndërkohë, po kuptohet qartë se historia e heshtur e kësaj kohe po flet edhe për Çamërinë.

Dhe koha po ecën, e shumë shpejt do të dalë në pah edhe tek Çamëria.

Sepse…

Bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është nevojë e ngutshme gjeopolitike e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dhe duhet të kujtohemi se:

Ka një aksiomë në histori, e cila thekson se: atë territor etnik që e kërkon koha historike, çdo shtet që e ka duhet ta dorëzojë, sepse, në të kundërt, kjo kohë thërret luftën në ndihmë.

II.

Dhe koha po ecën që Çamërinë shqiptare ta dorëzojnë si një shtet të tretë shqiptar në Ballkanin Perëndimor.

Pse?

Sepse këtë kohë historike sot dihet se e drejtojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila është superfuqia unike e Botës.

Atëherë…

Prisni dhe shikoni, se çështja e Çamërisë do të hapet, ngaqë po e kërkon koha historike.

Dhe shqiptatët, me të dy shtetet e tyre, po presin të shohin dhe të gëzohen me rivendosjen e historisë së tyre të shkelur që në vitin 1912-1913

Historia është histori, dhe fakti historik kurrë nuk mund të zhvlerësohet, në asnjë rast.

Dhe Çamëria është një fakt historik i dëmit territorial që i është bërë popullit shqiptar në historinë e tij.

Nga Çamëria mendohet se  janë shpërngulur për në Turqi mbi 2 milionë shqiptarë. Sot në Turqi jetojnë mbi katër milionë shqiptarë.

Dhe koha jonë shqiptare tani ka mbi 20 vite që ka hyrë në historinë që i është dhunuar, dhe shqiptarët në Ballkanin Perëndimor kanë krijuar shtetin e dytë shqiptar: Kosovën e Dardanisë historike.

Historia pas Kosovës po thërret Çamërinë shqiptare dhe rigrupimin e shqiptarëve që janë në Greqi; por dhe të katër milionët shqiptarët që po jetojnë në Turqi.

Dhe dihet tani se, kur të thirret Historia e së vërtetës historike, kësaj thirrjeje nuk ka forcë që të mund t’i rezistojë.

Por në të njëjtën situatë ka kaluar edhe Maqedonia shqiptare.  Dhe sigurisht këta janë dëme të mëdha që sllavët dhe grekët i kanë shkaktuar popullit shqiptar.

Por kjo kohë tani, është koha e shqiptarisë…

Spartak Ngjela

28 nëntor 2024

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button