Rastësia më e bukur i ndodh pas 15 vitesh, njihuni me historinë e veçantë të pilotit Spencer Critterton!
Kur po shkonim në aeroport, i thashë babait tim: ‘Nuk do ta besosh, po fluturojmë me avionin e…”
Spencer Critterton, i cili është shumë i apasionuar për avionët, kujton se si në moshë të re, përpara se të hipte në një avion, kërkoi nga babai i tij të bëjnë një foto pranë një aeroplani. Megjithatë, pas 15 vitesh, një rastësi e pabesueshme ndodhi kur ai, tani 28 vjeç, u bë pilot për PSA Airlines dhe do të fluturonte me të njëjtin avion që kishte pozuar si adoleshent.
Critterton është në Aeroportin Kombëtar Ronald Reagan në Washington, ku fluturon me avionë të vegjël përmes Shteteve të Bashkuara. Ai shpjegoi për NBC Washington se nuk mund të besonte se do të fluturonte me të njëjtin avion që kishte fotografuar kaq vite më parë.
Kur po shkonim në aeroport, i thashë babait tim: ‘Nuk do ta besosh, po fluturojmë me atë avion që kemi fotografuar 15 vjet më parë!’ Ishte e pabesueshme, pasi kishte qindra avionë këtu.
Edhe pse babai i Spencerit, Christian Critterton, nuk është pilot, ai ka qenë gjithmonë mjaft mbështetës për pasionin e djalit të tij për aviacionin. Ata kalonin shumë kohë së bashku, duke parë avionët që uleshin në aeroport, dhe Spencer, pas çdo udhëtimi, shihte videot e fluturimeve. Christian e shikonte me krenari se si djali i tij e ndiqte pasionin e tij dhe nuk kishte dyshim se Spencer do të bëhej një pilot.
“Ky moment është magjik,” tha Christian, duke shprehur krenarinë për arritjet e djalit të tij. Ai kujtonte se si ndihmoi Spencerin të zhvillonte dashurinë për avionët dhe se ishte i sigurt që ai do të arrinte të drejtonte një avion. Pavarësisht se udhëtimet shpesh mund të jenë stresuese dhe të ngarkuara, Spencer mendon se është e rëndësishme të theksohet edhe pjesa pozitive e punës së tij. Ai përfundoi duke thënë:
Udhëtimi mund të jetë i lodhshëm, por është gjithashtu shumë i këndshëm. Nëse dikush do të më kishte thënë 15 vjet më parë se do të fluturoja me këtë avion, do të isha jashtëzakonisht i lumtur./gsh