Life Style

Bota digjitale dhe sociale ka “përpirë” miliona të rinj duke i larguar nga kontaktet fizike me miqtë

Bota digjitale dhe sociale ka ”përpirë” miliona të rinj nëpë botë duke i larguar ata nga kontaktet fizike nga shokët e miqtë e tyre, shkruan adnkronos.it.

Ndërsa miliona të rinj përpiqen të largohen nga shtëpia për t’u argëtuar, për të luajtur sporte rregullisht dhe për të pasur një stil të ekuilibruar të të ushqyerit, shumë të tjerë lejojnë veten të hipnotizohen nga dimensioni digjital, me efekte të dëmshme në humor dhe perspektiva për të ardhmen.

Më të prekurat nga ky fenomen janë vajzat: kjo është tendenca që del nga anketa e përvitshme e kryer nga @associazionedite në bashkëpunim me portalin studentor @skuolanet.

Pamja që shfaqet është ajo e të rinjve “gjithnjë e më të izoluar”, sipas sondazhit.

Aftësia e reduktuar për t’u lidhur “ballë për ballë” reflektohet në mungesën në rritje të miqve të vërtetë: 26,8% nuk ​​kanë lidhje të rëndësishme të kultivuara rregullisht me takime jashtë.

“Këto të dhëna na japin portretin e një brezi të vetëdijshëm për rëndësinë e marrëdhënieve autentike dhe zakoneve të mira, por në të njëjtën kohë të zhytur në një realitet që amplifikon pasiguritë dhe vetminë”, thekson Giuseppe Lavenia, psikolog dhe psikoterapist./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button