Mes tyre shqiponja jonë dykrenare, këta janë pesë flamujt më të vjetër në botë!
Vendi ynë feston 28 Nëntorin, një ditë festive për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Greqi, Mali i Zi, Serbi, e më tutje në të gjithë Europën dhe botën.
Më 28 nëntor 1912, Ismail Bej Vlora shpalli Pavarësinë e Shqipërisë në Vlorë, pas 5 shekujsh robëri nga pushtuesit Osman. 28 nëntori nuk u zgjodh rastësisht nga ‘Plaku i Urtë’ i Vlorës për të ngritur flamurin kuq e zi dhe për t’i dhënë fund pushtimit otoman.
Pikërisht në datë 28 nëntor 1443, Heroi Ynë Kombëtar, kryetrimi i shqiptarëve siç e quan Ismail Qemali, ngriti flamurin kuq e zi në Krujë, duke çliruar kështu Shqipërinë nga turqit.
Por cilët janë pesë flamujt më të vjetër në botë? Sigurisht në këtë renditje nuk kishte si të mungonte flamuri jonë kuqezi.
“Patriotwood” ka bërë një hulumtim nga ku ka nxjerrë pesë flamujt më të vjetër të vendeve në botë.
Flamujt më të vjetër në botë janë: Skocia, Austri, Letoni, Danimarka dhe Shqipëria.
Çfarë shkruan Patriotwood për pesë flamujt më të vjetër në botë?
Skocia
Flamuri i Skocisë shfaqet për herë të parë në vitin 832 pas Krishtit. Ai njihet si flamuri më i vjetër i Europës.
Austria
Flamuri i Austrisë përmban tre vija të barabarta horizontale të kuqe, të bardhë dhe të kuqe. Flamuri u miratua zyrtarisht deri në vitin 1230.
Letonia
Një nga flamujt më të vjetër në botë, flamuri i Letonisë është përmendur për herë të parë në një kronikë mesjetare të quajtur “Kronika Rhymed e Livonias” në 1280.
Danimarka
Flamuri i Danimarkës u miratua zyrtarisht në 1307 ose më herët. Flamuri i Danimarkës mban gjithashtu rekordin Guinness për flamurin kombëtar më të vjetër të përdorur vazhdimisht. Sipas legjendës, flamuri erdhi në posedim danez gjatë betejës së Lyndanisse në vitin 1219. Danezët ishin në një kryqëzatë që po dështonte në Estoni, por pasi u lutën, një flamur ra nga qielli. Pas kësaj ngjarje, mbreti danez Valdemar II i mposhti estonezët. Kjo legjendë nuk ka të dhëna historike apo faktike, megjithëse shumë njerëz e konsiderojnë të vërtetë
Shqipëria
Flamuri i Shqipërisë përbëhet nga një sfond i kuq me një shqiponjë të zezë me dy koka në qendër të saj. Dalja e parë e flamurit të Shqipërisë ishte më 28 Nëntor 1443, kur Skënderbeu, heroi kombëtar i Shqipërisë, ngriti flamurin e tij mbi fortesën e Krujës në kundërshtim me turqit që sunduan vendin. Dizajni unik me dy koka u huazua nga Perandoria Bizantine. Simboli i shqiponjës dykrenare u ripërdor nga nacionalistët shqiptarë gjatë shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të XX/LIVING