Bota

Hapën zjarr ndaj makinës duke vrarë 5-vjeçarin, 4 shqiptarë në kërkim në Greqi

Policia greke ka publikuar identitetin e katër personave të komunitetit rom, të shpallur në kërkim nën akuzën e vrasjes së foshnjës dhe tentativës për vrasje ndaj prindërve të tij.

Bëhet fjalë për ngjarjen e 1 nëntorit të këtij viti, kur në zonën e Markopoulou u qëllua 15 herë me dy armë zjarri ndaj një automjeti.

Ka qenë një automjet tjetër që është ndalur paralel me mjetin tip “Peugeot” ku udhëtonin një çift bashkëshortësh, ku nëna ishte shtatzënë, së bashku me vajzën dhe djalin e tyre 5-vjeçar, nga ku kanë zbritur dy persona të cilët kanë hapur zjarr.

EMRAT + FOTO/ Hapën zjarr ndaj makinës duke vrarë

Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë fëmija 5-vjeçar A. A, i cili kishte marrë një plumb në kokë.

Katër personat e shpallur në kërkim janë romë shqiptarë. Ata janë identifikuar si Agron Tahiri, 48 vjeç nga Fshati Rom, Njësia administrative Qendër në Fier, dy djemtë e tij, të cilët kanë identitet grek me emrat Evagjelo Zafiropoulo, 28 vjeç dhe Dhimitrio Zafiropoulo, 25 vjeç, dhe kushuriri i tyre Nektario Petropoulo, 34 vjeç.

Mësohet se familja e 5-vjeçarit ka pasur mosmarrëveshje lidhur me drogën me autorët e dyshuar. Sipas informacioneve, mes tyre kishin ndodhur edhe tre incidente të tjera të ngjashme.

Sipas mediave greke, ngjarja e parë ka ndodhur katër vite më parë në Agios Panteleimonas, ku ka pasur një shkëmbim të shtënash me armë.

Një vit më vonë ka pasur një tjetër në Koropi, ndërsa në vitin 2022 ka pasur një tjetër shkëmbim me armë zjarri.

Babai i 5-vjeçarit, sipas informacioneve, ndodhej në burg për një çështje droge dhe u la i lirë pak kohë më parë. Dy familjet raportohet se kanë qenë të shoqëruara në polici në të kaluarën./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button