Bleu 6 milionë dollarë bananen e ngjitur në mur, sipërmarrësi kinezo-amerikan mban premtimin dhe e ha…
Pasi bleu një vepër arti të përbërë nga një banane të ngjitur në mur për 6 milionë dollarë, blerësi e mbajti premtimin e tij. Në një hotel luksoz në Hong Kong, Justin Sun një sipërmarrës kinezo-amerikan dhe themelues i platformës së kriptomonedhës Tron, hëngri bananen përpara dhjetëra gazetarëve dhe influencuesve.
30-vjeçari Shan më parë mbajti një fjalim duke e quajtur veprën “ikonë”. Ai tha se banania ishte më e mirë se bananet e tjera që kishte konsumuar. Vepra e artit përbëhet nga një banane e ngjitur në një mur me një copë shiriti të trashë argjendi. Ai titullohet “Komedian” dhe është krijuar nga artisti, Maurizio Cattelan. Ajo u shit javën e kaluar në Nju Jork për 6.2 milionë dollarë në një ankand të organizuar nga Sotheby’s.
Justin Sun tha se për dhjetë sekondat e para pas shitjes, dukej “e pabesueshme” që ai kishte fituar ankand. Në dhjetë sekondat e ardhshme, ai kishte vendosur se do të hante bananen. Vepra ekziston në tre kopje. Pronari i njërit prej këtyre projekteve merr një certifikatë autenticiteti si dhe udhëzime se si të zëvendësojë frutin kur ai fillon të kalbet.
Justin Sun gjithashtu këtë javë njoftoi një investim prej 30 milionë dollarësh në World Liberty Financial, një platformë investimi dhe kreditimi në kriptomonedha e mbështetur nga Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump./OraNews