Lajme

Aksident i rëndë në Kaçanik/ Makina humb kontrollin dhe bie 32 metra poshtë rrugës, humb jetën 22-vjeçarja 

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Hani i Elezit- Kaçanik. Nga aksidenti ka humbur jetën një 22-vjeçare. Policia e Kosovës ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur se rreth orës 07:30 tek vendi i quajtur “Kulla me qeshmë”. Më tej theksohet se mjeti tip “Nissan” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke rënë 32 metra poshtë rrugës në shtratin e hekurudhës.

“Ekipe të policisë së rendit të stacionit të Kaçanikut, zjarrfikësit dhe ambulanca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Njësia e Hetimeve të Aksidenteve të Njësisë së Komunikacionit Rrugor të Ferizajt, të cilët pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes kanë mësuar se një veturë Nissan, derisa ka qarkulluar në rrugën magjistrale nga drejtimi i Hanit të Elezit në drejtim të Kaçanikut, me të arritur tek vendi i quajtur ‘Kulla me qeshmë’, shoferja L.K ( F/K) e moshës 22 vjeçare, dyshohet se për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjetit, kushteve të rrugës dhe kthesë në të djathtë, ka humbur kontrollin mbi automjet dhe kalon në anën e majtë të rrugës, godet barrierat e rrugës dhe bie poshtë rrugës 32 m, në shtratin e hekurudhës”, thuhet në njoftim.

Nga aksidenti ka gjetur vdekjen e menjëhershme 22-vjeçarja Laurena Kuqi. Policia thekson se vdekja e vajzës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga mjekët e Shtëpisë së Shëndetit të Kaçanikut./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button