Bota

Tragjedi në familjen shqiptare në Amerikë: Burrë e grua gjenden të vrarë në banesën e tyre

Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje nga Kosova, që jetonin në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbrëmjen e 27 nëntorit.

Burrë e grua nga Kosova u gjetën të vrarë me armë zjarri, në rrethana dhe shkaqe akoma të panjohura. Tragjedia ka goditur familjen Krasniqi nga Peja, kur morën lajmin e hidhur për vdekjen e djalit të tyre dhe bashkëshortes së tij.

Media ka mësuar nga burime të afërta të familjes se viktima e rastit është Pajtim Krasniqi dhe gruaja e tij – të cilët u gjetën të vrarë në një apartament luksoz. Ky rast tragjik ndodhi në mesnatë, në katin e 45-të të apartamentit, ku qëndronte çifti nga Kosova.

Sipas raportimeve të mediave lokale, janë dëgjuar së paku gjashtë të shtëna të njëpasnjëshme, të cilat lanë të vdekur burrë e grua.

Vdekja e tyre është konstatuar në vendin e ngjarjes, por akoma nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë incident tragjik.

Në vendin e ngjarjes thuhet se janë gjetur prova të shumta materiale, që janë marrë nga Policia si dëshmi që do të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanat e vrasjes së dyfishtë./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button