“Mbajeni mend këtë”, Ngjela me paralajmërim të fuqishëm: Ky shtet shqiptar po pret shpalljen e pavarësisë
Avokati i njohur shqiptar Spartak Ngjela, ka uruar festën e pavarësisë së Shqipërisë.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se kjo ditë e madhe bashkon të gjithë shqiptarët nga Shqipëria dhe Kosova, deri në Maqedoninë e Veriut dhe Çamëri.
Ngjela ka shprehur bindjen se shqiptarët po shkojnë drejt bashkimit kombëtar, derisa ka shtuar se Maqedonia po pret shpalljen e pavarësisë si shtet shqiptar.
Kjo ditë e madhe po na bashkon të gjithë ne shqiptarëve. Në të.dy shtetet tona, Shqipëri dhe Kosovë Por edhe në Maqedoninë e Veriut, se edhe ai një shtet shqiptar është, që pret të shpallë pavarësinë. Por edhe Çamëria po gëzon sot. Të gjithë bashkë po rikrijijmë historinë tonë të shqiptarisë që po shkon drejt Bashkimit Kombëtar. Të gjithë bashkë…
Se bashkimi ynë kombëtar, është një kërkesë e domosdoshmërisë historike të politikës së madhe të Perëndimit. Ne shqiptarët jemi sot domosdoshmëri e ekuilibrit perëndimor dhe sigurisë së Perëndimit nga kërcënimi i Rusisë. Mbajeni mend këtë, se historia na ruajti që të vinte kjo kohë e madhe e Shqiptarisë në Lulëzim. Nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu, te Rilindja Kombëtare dhe te Pavarësia e Shqipërisë dhe e Kosovës, dhe tani tek bashkimi i shqiptarisë që po krijon historinë tonë të re, me simbolin madhështor historik të Skënderbeut tonë madhështor…”/OraNews