Vendi

Kushte të paqëndrueshme atmosferike! Vranësira dhe shi, si parashikohet moti për këtë të enjte

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.

Reshjet e shiut do të bëhen prezentë në orët e pasdites fillimisht në veriperëndim të vendit e gradualisht në orët e mbrëmjes do të shtrihen edhe përgjatë vijës bregdetare dhe pjesërisht ultësirës perëndimore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje 8m/sek, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 2 deri 14°C
në zonat e ulëta 1 deri 21°C
në zonat bregdetare 6 deri 21°C/Tch

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button