Fatkeqësia që i ndryshoi jetën & 1 fizioterapiste që mori në shtëpi pacientin e saj!
Ervini ka treguar historinë e tij se si nga një fatkeqësi e vëllait vendosi të ardhmen e tij.
“Ftesë në 5” programi i pasdites me tema nga aktualiteti i ditës, me qasje nga familja dhe socialja. Personazhe të momentit, të njohur e të panjohur që tërheqin vëmendjen me diçka të veçantë, histori njerëzore që përcjellin mesazhe të rëndësishme! Të gjitha sjellë në formën më të natyrshme e më të lirshme ku çdokush mund të argëtohet pasditeve në divanin e shtëpisë, nga e hëna në të premte ora 17:00.
Të ftuar ditën e sotme kanë qenë Julia Ilirjani, Teuta Maçi, farmaciste dhe Ervin Kapaj, fizioterapist për të folur për shqiptarët të cilët jetuan jashtë shtetit për një kohë të gjatë dhe vendosën të rikthehen në Shqipëri për të ndjekur karrierën dhe ëndrrat e tyre. Ervini ka treguar historinë e tij se si nga një fatkeqësi e vëllait vendosi të ardhmen e tij.
Ishte një moment vështirësie ajo që po kaloja se e gjithë vëmendja ishte te problemi i vëllait edhe thjesht ai pësoi aksident e dërguam në Itali për tu kuruar dhe atje ishte një fizioterapiste që u afeksionua me vëllain, dhe ka ndenjtur shumë kohë 2 vjet, kjo e mori në shtëpi e mbajti dhe na vinte në shtëpi na vizitonte në Shqipëri dhe i thoja me shaka që nuk e kuptoj kur t mbaroj shkollen e mesme od vij ne itlai dhe od studioj kete dege , kur shkova atje ishte dnryshe dhe emoconuese, vëllai u kthye në Shqipëri dhe kishte shqetësime dhe gjeta një mënyrë për të ndryshuar jetën time dhe iu futa kësaj fushe…
/gsh