Sport
U shfaq me shenja në fytyrë pas barazimit tronditës në Champions, Guardiola tregon çfarë i ndodhi
Mançester Siti u trondit mbrëmjen e djeshme në Champions pasi teksa po udhëhiqte me shifrat 0-3, Fejnordi barazoi ndeshjen duke shënuar 3 gola në minutat e fundit.
Pas përfundimit të sfidës, trajneri Pep Guardiola u shfaq para mediave dhe vëmendjen e morën menjëherë gërvishtjet në fytyrën dhe kokën e tij.
Gazetarët e pyetën se çfarë kishte ndodhur dhe ai u përgjigj se: “E bëra me gishtat e mi, doja të lëndoja veten”.
Rikujtojmë që Siti është bërë skuadra e parë në historinë e Championsit që kryeson me tre gola në minutën e 75-të dhe nuk arrin të sigurojë fitoren.