Shëndet

Mos hani lakra turshi nëse vuani nga këto sëmundje

Naturologu Georgije Nazarov paralajmëron për efektin e mundshëm të dëmshëm për shkak të mënyrës së përpunimit të kësaj perime

Megjithatë, është e nevojshme të shikohen veprimet pozitive dhe negative të lakrës turshi – thotë naturologu rus, Nazarov,
– Për t’i vënë lakrat turshi përdoret sasi e madhe e kripës, gjë që nuk është e shëndetshme, aq më parë që pas ushqimit pihet sasi e madhe uji.

Kur në organizëm futet sasia e madhe e kripës personi mund të sëmuret nga ngritja e shtypjes së gjakut, kripa në organizëm bëhet ngarkesë për veshka, shtresohet në nyja dhe enë të gjakut.

Për shkak të kripës, teprica e lëngjeve ngelet në trup dhe vështirë nxirret jashtë, ndërkaq kripa çrregullon raportin e kaliumit dhe natriumit, andaj ndikon në ngërçe të muskujve, aq më parë rreth qafës dhe kurrizit.

Nëse tashmë konsumohet lakra turshi, do të duhej në tërësi ta eliminoni kripën nga artikujt e tjerë dhe nga racioni.

– Shqetësimi në duar dhe këmbë shpesh shfaqet si pasojë e disbalancimit të kaliumit dhe natriumit, të cilat i shkakton kripa e tepërt.

Gjithnjë e më shumë hulumtime tregojnë edhe në lidhshmërinë e përdorimit të kripës në ushqim dhe në shfaqjen e disa llojeve të kancerit.

Kripa nga lakra turshi nuk eliminohet në tërësi madje as me larjen e fletëve para konsumimit.

Pra, me lakrën turshi, e cila pa dyshim është e dobishme, megjithatë duhet të jemi të kujdesshëm. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button