E pazakontë/ Nëna e mbajti të bijën në sirtar për 3 vite, e fshehu nga partneri
Një nënë që e fshehu vajzën e saj në një sirtar për ta mbajtur të fshehtë nga partneri dhe fëmijët e tjerë për tre vjet, është dënuar me burg.
Vajza e vogël “nuk kishte parë kurrë dritën e ditës apo ajër të pastër” derisa u gjet disa javë para ditëlindjes së saj të tretë duke qarë në një shtrat.
Sipas Daily Mail, nëna, emri i së cilës nuk mund të përmendet për të mbrojtur identitetin e fëmijëve të saj, fshehu praninë e foshnjës nga vëllezërit e motrat e saj duke e fshehur në sirtarin e shtratit dhe e mbajti të fshehtë nga partneri i saj, i cili shpesh rrinte në shtëpi.
Vogëlushja, e cila po ushqehej me një lloj drithërash përmes një shiringe, ishte aq e kequshqyer saqë dukej si një foshnjë shtatë muajshe.
Fëmija u gjet gjithashtu me flokë të mat, deformime, skuqje dhe probleme të tjera mjekësore për të cilat nëna e tij nuk kishte kërkuar këshilla apo kujdes mjekësor./OraNews