Life Style
Çfarë ndodhi? Kërcënohet me jetë prezantuesi i dashur për publikun shqiptar
Prezantuesi i programit “Big Brother VIP”, Alaudin Hamiti e ka denoncuar sot në Policinë e Kosovës një kërcënim me jetë.
Hamiti ka deklaruar sot në Policinë e Kosovës se ka marrë shumë kërcënime nga një person që pretendon se është familjar i një prej banorëve që doli nga ky program Eduard Kuçi.
Siç raportohet, Hamiti ka deklaruar në Polici së rreth orës 14:30, të ditës së sotme, më rrjetin social Facebook në adresën zyrtare të Klan Kosova, ka marrë mesazhe kërcënuese në drejtim të tij me fjalë kërcënuese si:
“Edi (ish banor i programit është nipi jem, ato fjalë që ja ka thënë Alaudini besom se ka me pagu me jetë, si dhe që pe rrit atë ton ka me hongër plumin shpejt”.