Lajme

“BERISHA IS FREE”/ Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e Opozitës

Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e Opozitës Sali Berisha.

Vendimi është dhënë nga Gjykata e Posaçme.

Sot gjykata revokoi masën e arrestit të shtëpisë, si një masë që nuk ka as kushte as kritere për caktimin e saj, dhe nga sot Sali Berisha është lirë dhe nuk ka asnjë masë sigurie ndaj tij.

Nuk ka asnjë masë tjetër sigurie. Unë nuk mund të relatoj dosjen ju, por gjykata konstatoj se për Sali Berishën nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për asnjë lloj mase sigurie.

Prokuroria kërkoi që të qëndronte në arrest shtëpie. Kjo ishte kërkesa jonë, që kur kemi depozituar kërkesën.

Këto kërkesa për revokim mase shqyrtohen brenda 5 ditëve dhe gjyqtarja caktoi dhe seancën”, tha ndër të tjera, avokati Genc Gjokutaj për mediat.

Ndaj Berishës ishte caktuar më herët masa ‘Arrest në shtëpi’, në lidhje me hetimet për dosjen e privatizimit te ish-klubit sportiv “Partizani”, dhe ndodhej izoluar në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit 2023./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button