Sport

40 gola në 8 ndeshje të Champions! Bayerni, Interi dhe Barcelona rrëmbejnë tre pikët, City shtanget nga Feyenoord (Rezultatet dhe Renditja)

Liga e Kampionëve ka mbyllur mbrëmjen e parë të ndeshjeve në javën e pestë me formatin e ri, ku në 8 ndeshje u shënuan në total 40 gola.

Supersfida e mbrëmjes së sotme ishte ajo mes Bayern Munchen dhe PSG, një takim që shkoi për bavarezët. Gjermanët dominuan sfidën, teksa goli i vetëm erdhi nga koreani Kim i cili shënoi në minutën e 34’ me kokë, ndërsa gjërat u përkeqësuan për francezët pas minutës së 57’, kur Dembele u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën e tij me 10 lojtarë.

Një fitore të rëndësishme e arriti dhe Interi, i cili mundi në shtëpi RB Leipzig falë një autogoli të Lukeba në pjesën e parë.

Barcelona nuk gaboi përballë Brest duke triumfuar 3-0 falë Lewandoëskit, i cili u bë lojtari i tretë në histori pas Ronaldos dhe Messit që shkon në kuotën e 100 ose më shumë golave në Champions, teksa rrjetën e gjeti dhe Dani Olmo.

Surpriza më e madhe erdhi nga “Etihad”, aty ku Manchester City hodhi në “erë” avantazhin me tre gola përballë Feyenoord, me holandezët që shënuan tre herë brenda 14 minutave, duke rrëmbyer një pikë përballë kampionëve të Anglisë.

Në takimet e tjera, Arsenali triumfoi 1-5 me Sportingun në transfertë, Leverkusen mundi 5-0 në shtëpi Salzburg, ndërsa Atalanta i shënoi gjashtë herë Young Boys në Zvicër me fitoren e thellë 1-6.

Këtyre rezultateve iu bashkohen dhe fitorja e Atletico Madrid 0-6 përballë Sparta Prague dhe ajo e Milanit 2-3 me Slovan Bratislavën që u luajtën më herët.

REZULTATET:

RENDITJA:

Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button