Lajme

Masa e SPAK, reagon Artan Hoxha: Në mëngjes herët na bastisën shtëpitë, pasdite na thirrën dhe na kërkuan ndjesë

Pas masës së dhënë ditën e sotme nga SPAK, gazetari Artan Hoxha ka reaguar për “Top Story” në Top Channel. Artan Hoxha shprehet se në mëngjes herët i bastisën shtëpinë, ndërsa pasdite e thirrën dhe i kërkuan ndjesë.

“Jam ne detyrim paraqitje me Eltonin nuk kam arrest shtëpie. Thjeshte ne mëngjes herët na bastisen shtëpitë morën gjithë mjetet e punës, celulare, tablet, lap top, usb hardisk, kaseta video gjithë arshivën. Materiale te pa publikuar te SPAK, ku flitet pre politiken dhe implikimin ne zgjedhje. Pasdite na thirren na kërkuan Ndjese dhe na thane qe bastisje ne banese është bere ne shkelje te ligjit dhe na kthyen mjetet e punës…. Pra Kontrolli i banesave ne mëngjes dhe sekuestrimi i provave u cilësua i paligjshëm pasdite prandaj na kthyen gjithë gjerat…”,deklaroi Artan Hoxha. /OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button