Ekskluzive në “Flet”/ Laert Vasili: Jam i dashuruar me një prostitutë!
Podcasti “Flet” me Ilnisa Agolli në Top Channel dhe Top Albania Radio është një hapësirë ku fjala takohet me njeriun. Me të ftuar nga fusha të ndryshme; nga politika, kultura, arti dhe jo vetëm.
Çdo episod është një kombinim i diskutimeve interesante dhe konkrete, që e çojnë spektatorin përmes dialogut të thellë, nga fjala te përvoja dhe përjetimi njerëzor. Çdo i ftuar do të jetë aty për të rrëfyer hapësirën e tij të mendimit dhe ku çdo temë zbërthehet për të nxjerrë në pah lidhjet mes nesh dhe botës përreth, vetëm në “Flet”.
I ftuar në episodin e nesërm të këtij podcast-i do të jetë aktori i mirënjohur, Laert Vasili. Me një karrierë shumë të gjatë dhe të vlerësuar në industrinë kinematografike, Laerti vjen ndryshe këtë herë përpara dashamirësve, ku do të shohin edhe një anë tjetër të tij. Në një video promo të shkurtër shkëputur nga kjo intervistë, aktori ka hapur zemrën dhe ka folur për dashurinë, madje është edhe i prekur nga kjo ndjenjë. I pyetur nëse do të dashurohej me një prostitutë, ai u përgjigj:
Jam i dashuruar me një prostitutë…Më pëlqeu shumë. Ishte shumë e bukur…dhe e doja shumë.
Është i dashuruar Laerti?
Laert Vasili: Po!
Ilnisa Agolli: Me prostitutën?
(Laert Vasili pohon me kokë)
Ilnisa Agolli: Ende?
(Laert Vasili pohon sërish)/Top Channel