Cher tregoi se si e humbi virgjërinë në moshën 14 vjeçare: E bëra për hakmarrje ndaj atij djalit të cilin nuk e takova më kurrë
Në librin e saj të ri me kujtime “Cher: The Memoir”, Pjesa e parë, e cila u publikua të martën, më 19 nëntor, këngëtarja e madhe dhe aktorja kujton rrethanat që çuan në përvojën e saj të parë seksuale, të cilën ajo e përshkruan si “tmerrësisht të mbivlerësuar”.
Cher kujton se ajo ishte e dashuruar me një djalë në lagjen e saj dhe se ata filluan të dilnin kur ajo ishte 14 vjeç, duke shkruar se do të putheshin në dhomën e saj të gjumit.
Mirëpo, shumë shpejt këngëtarja e “Believe” vuri re se sjellja e djalit ndryshoi kur miqtë e tij ishin pranë. “Ai ishte mjaft i ëmbël kur ne ishim vetëm, por sapo miqtë e tij vinin përreth, ai më trajtonte si një fëmijë të turpshëm”.
Një ditë, kur djemtë po planifikonin një shëtitje në një restorant, ajo thotë se ata qeshën dhe me tallje e pyetën të dashurin e saj nëse do ta sillte “atë fëmijë” – në atë moment ai e braktisi menjëherë.
“Unë u lëndova shumë kur ai e bëri këtë, bëra seks për hakmarrje me të. Nuk e kisha dashur kurrë. Përndryshe do ta kisha bërë një nga pesëqind herët e tjera që ai më kishte kërkuar më parë”, shkruan Cher. “Por unë isha aq e zemëruar që më injoroi sa që vendosa që, nëse jo të humbas, t’ia jap hua virgjërinë time.”
“Kur ajo që rezultoi të ishte një përvojë jashtëzakonisht e mbivlerësuar mori fund, unë e pyeta atë: “A është kështu? A mbaruam?” Pastaj i thashë të shkonte në shtëpi dhe të mos kthehej më”, vazhdon ajo, duke shtuar, “Doja që ai të ndihej po aq i përjashtuar sa më bëri të ndihesha mua”.
Cher vëren se djali më vonë u përpoq t’i kërkonte falje, por ajo nuk foli më me të.
Ylli i Burlesque tregon gjithashtu se dëgjoi zërin e nënës së saj që i kumbonte në vesh pas herës së parë që bëri seks. “Mamaja ime më paralajmëroi se në momentin që humba virgjërinë do ta dinte sepse do ta shihte në sytë e mi, kështu që pas ekspereincës me italianin, vrapova drejt pasqyrës për të kontrolluar sytë”, shkruan ajo.
“Përgjysmë prisja të shihja fjalën SEX që shkëlqente me shkronja fluoreshente në ballin tim, por nuk munda të dalloja asgjë ndryshe, dhe as ajo nuk e bëri”, shton ajo.
Ndërsa ajo e mbajti të fshehtë përvojën nga nëna e saj, ikona e pop-it ishte e sigurt që do t’ua tregonte shoqeve të saj, të cilat siç tregon ajo flisnin pa pushim në atë kohë për “lojërat me djemtë”, por kurrë nuk kishin shkuar deri aty.
“U tregova shoqeve të mia se “gjëja” për të cilën ato flisnin vazhdimisht nuk ishte gjë e madhe dhe se ata duhet të vazhdonin të putheshin,” kujton ajo./Living