Bota

Darka që përfundoi në tragjedi/  32-vjeçari vr*t prindërit dhe vëllain e tij, mban peng mbesat dhe kunatën, vr*t veten pasi vjen policia

Një darkë familjare përfundoi në tragjedi natën e së dielës në Poloninë jugperëndimore. Një burrë 32-vjeçar qëlloi dhe vrau prindërit dhe vëllain e tij në komunitetin Namislov. Më pas ai hyri në shtëpi, duke mbajtur peng partneren e vëllait dhe fëmijët e saj, dy vajza të moshës 5 dhe 7 vjeç.

Gruaja arriti të shpëtonte dhe kërkoi ndihmë. Shtëpia u rrethua nga forca të forta policie dhe një negociator special u përpoq, për orë të tëra, të bindte vrasësin të dorëzohej. Rreth orës 5 të mëngjesit, burrave të forcave speciale të policisë iu dha drita jeshile për të bastisur shtëpinë. Pasi arritën të shpëtonin fëmijët, ata dolën ballë për ballë me personin e armatosur, i cili megjithatë preferoi t’i jepte fund jetës për të shmangur arrestimin.

Agjencia Polake e Lajmeve (PAP) raporton se vrasësi përdori një armë që e posedonte ligjërisht. Autoritetet po kryejnë hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të masakrës si dhe motivin e autorit./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button