Arrestohet gazetari Artan Hoxha, akuzohet si ANËTAR i organizatës kriminale…
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar sot dy urdhër-arreste për gazetarët e kronikës Artan Hoxha dhe Elton Qyno.
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar sot dy urdhër-arreste për gazetarët e kronikës Artan Hoxha dhe Elton Qyno. Sipas informacioneve Hoxha është lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa për Qynon është vendosur masa e detyrimit për t’u paraqitur.
Ndërkohë që pritet që SPAK të nxjerr së shpejti njoftimin zyrtar me akuzat që rëndojnë për Hoxhën dhe Qynon.
Gazetari Artan Hoxha është akuzuar si “anëtar i organizatës kriminale”, ndërkohë që për Elton Qynon rëndon akuza për korrupsion. Ky operacion i SPAK është drejtuar nga prokurori Vladimir Mara, i cili është përgjegjës për hetimin dhe ndjekjen e kësaj çështjeje./gsh