Life Style

Rita Petro: “Dashurohuni si trima! Nëse një çift dashurohet si viktimë, do të jetë i trembur nga opinioni…”

Nga vijnë këto paragjykime dhe si t’i mposhtësh?

Eftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë shkrimtarja dhe botuesja Rita Petro, për të folur mbi paragjykimet që kanë njerëzit për disa çifte me dallime në fe, kombësi, etnike dhe jo vetëm. Nga vijnë këto paragjykime dhe si t’i mposhtësh?

Kam shkruar një tre-vargësh, kam kohë që e kam bërë këtë poezi, mund të ketë që në librin e parë: “Paskemi rënë nën kthetra sysh, nën kthetra veshësh, nën kthetra gjuhësh, dhe dashurohemi si viktima…” Nëse një çift do të dashurohet si viktimë, do të jetë gjithmonë i trembur nga opinioni, diversiteti kulturor që mund të kenë me njëri-tjetrin, nga pamja, nga gjithçka tjetër. Dhe në qoftë se të tjerët do kuptojnë që ti je viktimë, ti do, s’do, do biesh nën këto kthetra. Prandaj unë do thoja dashurohuni si trima, jo si viktima!

/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button