Marrëdhëniet i*time, ky është populli që renditet më pak i kënaqur nga raportet se*suale
Një sondazh i kryer nga Ipsos tregon se vetëm 37% e të anketuarve japonezë marrin kënaqësi nga aktiviteti seksual, krahasuar me 76% të indianëve dhe meksikanëve, të cilët renditen të parët.
Sipas sondazhit të realizuar në 31 vende, japonezët janë më pak të kënaqur me jetën e tyre seksuale dhe romancën në përgjithësi, të ndjekur nga koreano-jugorët.
Si Japonia ashtu edhe Koreja e Jugut po përjetojnë një krizë të thellë demografike, me nivele shumë të ulëta dhe në rënie të ndjeshme të lindjeve. Sondazhi tregon se koreano-jugorët kanë një shkallë të kënaqësisë seksuale prej 45%. Në qershor, Ministria e Shëndetësisë e Japonisë e përshkroi shkallën e lindjeve në vend si “kritike”, duke qëndruar në 1.20 vitin e kaluar, një rekord i ulët për të tetin vit radhazi.
I njëjti sondazh zbuloi se koreano-jugorët janë më pak të kënaqur me “marrëdhëniet e tyre me partnerët dhe bashkëshortët”, dhe japonezët vijnë të fundit në këtë renditje. Kur u pyetën se sa “të dashuruar” ata ndihen në jetë, vetëm 51% e japonezëve u përgjigjën pozitivisht, shifra më e keqe e çdo vendi të anketuar, e tejkaluar ngushtë nga koreano-jugorët dhe italianët me 63%. Kjo pakënaqësi është pjesërisht rezultat i “personalitetit të japonezëve, të cilët nuk janë të mirë në shprehjen e emocioneve dhe qëndrimeve kur bëhet fjalë për dashurinë dhe romancën”, tha Ipsos.