Në prag të dimrit, 4 këshilla për të gjithë ata që kanë makina dhe duhet t’i përgatisin për motin e ftohtë
Katër këshilla elementare u rekomandohen shoferëve për t’i përgatitur veturat për sezonin dimëror.
“American Automobile Association”, federata e moto-klubeve në Amerikë dhe që u shërben më shumë se 60 milionë amerikanëve, ka nxjerrë rekomandimet kryesore për t’i përgatitur makinat.
Ja ndryshimet që duhet të bëni:
Bateria e makinës: Bateritë më të vjetra se tre vjet s’janë të besueshme dhe moti i dimrit ndikon shumë në to.
Presioni i gomave: Temperaturat e ulëta mund të ndikojnë në presion të gomave të dimrit, prandaj kujdesuni që ato të jenë të fryra në nivelin e duhur. Kjo varet nga tipi i veturës dhe sa të ulëta janë temperaturat në zonën ku jetoni. Preferohet të shikohet manuali i veturës.
Gomat dimërore: Të pasurit goma dimërore e bën udhëtimin me makina më të sigurt gjatë kësaj periudhe. Sipas shumicës së prodhuesve të gomave, për dimër preferohen goma me çarje deri në katër milimetra
Uji i xhamave: Pamja gjatë vozitjes në dimër mund të vështirësohet në raste të caktuara dhe është i rëndësisë vitale kujdesi për xhamat. Vetura duhet të ketë ujë të mjaftueshëm për xhamat.
Mos harroni ujin “anti freeze”.
Rekomandohet që gjithmonë gjatë dimrit të mos drejtohet vetura me shpejtësi, të keni durim, të rritet distanca nga veturat tjera e të planifikohet rruga më mirë./LIVING