Vendi

FUNDJAVË E FTOHTË/ Njihuni me parashikimin e motit për këtë të shtunë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet në orët e para të 24-orëshit deri në orët e para të mëngjesit me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore (në lartësitë mbi 700-800 metër) me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në relievet malore në lindje.

Më pas mot i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet e larta malore në lindje. Mjegull e dendur / mjegullinë në orët e mëngjesit për shkak të reshjeve të dëborës dhe në zonat luginore të vendit.

Era parashikohet të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 4-12 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, zonave luginore dhe në male era fiton shpejtësi 14-22 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 4-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

FUNDJAVË E FTOHTË/ Njihuni me parashikimin e motit për

/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button