Sipas terapistëve, cilat janë shenjat se mashkulli që keni në krah është një partner perfekt?
Terapistët Orna dhe Matthew Walters ndajnë disa cilësi kyçe që e bëjnë një mashkull një partner të shkëlqyer
Një partner i shkëlqyer në një marrëdhënie është dikush që ndihmon në ndërtimin e një lidhjeje të fortë dhe të qëndrueshme, bazuar në respektin, mirëkuptimin dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve. Terapistët Orna dhe Matthew Walters ndajnë disa cilësi kyçe që e bëjnë një mashkull një partner të shkëlqyer:
Respekton dhe vlerëson dallimet tuaja
Dallimet mes partnerëve, si karakteri introvert ose ekstrovert, apo qëndrimi ndaj shpenzimeve, nuk janë pengesë, por mund të jenë një forcë. Partnerët që respektojnë këto dallime dhe gjejnë mënyra për t’u plotësuar mund të krijojnë një marrëdhënie më të fortë dhe më harmonike.
Punon për riparimin e marrëdhënies dhe korrigjimin e gabimeve
Një partner i shkëlqyer është ai që përpiqet të rregullojë gabimet dhe të korrigjojë çdo mosmarrëveshje. Ata janë të gatshëm për komunikim të hapur dhe të kuptuar, duke punuar vazhdimisht për përmirësimin e marrëdhënies dhe për të ndërtuar besimin dhe mirëkuptimin.
Lidhje në nivele të shumta
Një partner i duhur lidhët me ju jo vetëm në interesa të përbashkëta, por edhe në nivele të thella emocionale, intelektuale dhe fizike. Mund të flisni për orë të tëra ose të shijoni heshtjen komode, dhe kjo tregon sa të lidhur dhe të pajtueshëm jeni. Siguria, mirëkuptimi dhe dashuria janë baza të rëndësishme për një marrëdhënie të shëndetshme.
Këto janë disa nga shenjat që tregojnë se dikush mund të jetë një partner i shkëlqyer dhe një partner i cili ndihmon në krijimin e një marrëdhënieje të fortë dhe afatgjatë./gsh