“E çuam në shkollë dhe jo në luftë që të na e therin”/ Tezja e Martin Canit humb ndjenjat në protestë
Në ndihmë i kanë ardhur menjëherë qytetarët e tjerë, të cilët po ashtu kanë lajmëruar ambulancën
Një incident ka ndodhur në protestën e sotme, të organizuar për vdekjen e 14-vjeçarit Martin Cani, në Tiranë.
Mësohet se tezja e të ndjerit, ka humbur ndjenjat në një moment, për shka të gjendjes së rënduar psikologjike. Në ndihmë i kanë ardhur menjëherë qytetarët e tjerë, të cilët po ashtu kanë lajmëruar ambulancën. Pas mbërritjes së ambulancës, ajo ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
“E çuam në shkollë dhe jo në luftë që të na e therin. Nuk më gjen gjë. Gjithë bota ka mbajt zi për të, jo vetëm Shqipëria. Ç’më duhet uji, ka katër ditë që Martini nuk pi ujë”, tha ajo, teksa ishte duke qarë, para se të humbte ndjenjat.
Protesta e sotme u organizua për të kërkuar drejtësi për Martinin, por edhe siguri për të gjithë fëmijët në shkolla dhe në familje. Qytetarët u grumbulluan pranë shkollës 9-vjeçare, “Fan Noli”, aty ku dhe ndodhi krimi, dhe më pas marshuan drejt Ministrisë së Arsimit./gsh