Bota

Zgjidhet pas gjysmë shekulli misteri i vrasjes së adoleshentes/ U rrëmbye pasi mbaroi shkollën dhe trupi iu gjet kilometra larg qytetit

Misteri i vrasjes brutale të një adoleshenteje në Nebraska është zgjidhur pas 55 vitesh.

Një burrë i moshuar nga Oklahoma është arrestuar për vrasjen brutale të një adoleshente në Nebraska, të kryer pesë dekada më parë.

Joseph A. Ambroz, 77-vjeç, është arrestuar të hënën nga marshallët gjatë një bastisje të kryer në shtëpinë e tij në Ponca, dhe po akuzohet për vrasjen e 17-vjeçares Mary Kay Heese, që u gjet e therur për vdekje më shumë se gjysmë shekulli më parë – përkatësisht në vitin 1969, sipas medias së huaj.

Mbetet e paqartë se çfarë çoi në arrestimin e Ambrozit, por hetuesit kanë hapur varrin e Heese në shtator, që zyra e prokurorit të qarkut Saunders thotë se u ndihmoi të gjejnë prova që e përfshijnë atë në krim.
Adoleshentja që ishte nxënëse e shkollës së mesme Wahoo, ishte përshkruar nga profesorët si një vajzë e “e sjellshme dhe e ndrojtur”, që për herë të fundit u pa me shokët e klasës duke shijuar një kafe pas përfundimit të praktikës në mars, 55 vite më parë.
Heese ishte parë duke ecur në rrugë gjashtë blloqe larg shtëpisë së saj, por që kurrë nuk kishte arritur në shtëpi për darkë.

Hetuesit besojnë se ajo mund të jetë futur në makinë nga dikush që ajo e njihte, e pasi nuk kishte asnjë gjurmë të saj gjatë të natës, librat e shkollës iu gjetën të nesërmen në skaj të rrugës, rreth pesë kilometra larg qytetit.

Kur policët kontrolluan atë zonë, gjetën trupin e Heese që ishte hedhur dhe kishte plagë të thikës në bark.

Nuk kishte këpucë, kurse provat sugjeronin se ajo kishte ikur nga makina para se të kapej dhe vritej.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button