Bota

Nuk kishte në plan të blinte një biletë lotarie, SOT është milioner/Rasti i pazakontë me burrin nga Karolina e Veriut!

James Vandling, u tha zyrtarëve të Lotarisë të Karolinës së Veriut se fillimisht nuk kishte në plan të blinte një biletë lotarie…

Një burrë nga Karolina e Veriut, i cili fitoi 500 dollarë nga një biletë lotarie me gërvishtje, vendosi të provonte përsëri dhe fitoi një çmim prej 1 milion dollarësh. Banori i Mebane, James Vandling, u tha zyrtarëve të Lotarisë të Karolinës së Veriut se fillimisht nuk kishte në plan të blinte një biletë lotarie, por duhej të ndalonte në Hawfield General Store në South N.C. 119 në Mebane.

“Nipi im donte një Gatorade, kështu që ne ndaluam”, kujton Vandling. Vandling përfundoi duke blerë një biletë 50 dollarëshe për çmimin prej 10 milionë dollarëve. Pasi e gërvishti biletën fitoi 500 dollarë, e cila e frymëzoi të blinte një tjetër biletë.

Bileta e dytë doli të ishte fituese prej 1 milion dollarësh. “Unë vazhdimisht u thoja njerëzve se do të fitoja shumë një ditë.” Ai tha se tashmë po bën plane për fitimet e tij. “Unë do të marr fëmijët dhe nipërit e mi në Disney World. Ne kurrë nuk e kemi bërë këtë më parë”./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button