Life Style

“Jetoja vetëm me cigare dhe peshoja 43 kile”, Loredana rrëfen për herë të parë ndarjen nga Mozzik

“Jetoja vetëm me cigare dhe peshoja 43 kile”, Loredana rrëfen për herë të parë ndarjen nga Mozzik

Ishte e tmerrshme. Herën e parë që isha larg tij për një kohë të gjatë, ato ishin ditët më të këqija të jetës sime. Kam humbur shumë peshë gjatë kësaj kohe. Me gjatësinë time gati 170 centimetra, në një moment peshoja vetëm 43 kilogramë”, kujton 29 vjeçarja duke shtuar se ajo jetonte vetëm me Red Bull dhe cigare.

"Jetoja vetëm me cigare dhe peshoja 43 kile", Loredana

“Edhe dushi ishte një luftë. Pa Hanën ndoshta nuk do të kisha mundur ta bëja këtë. Nuk i kushtova më vëmendje vetes dhe e shkatërrova veten më shumë dita ditës”, shkruan ajo.

Në disa te pjesë të tjera të autobiografisë, reperja rrëfen se Mozzikun e pyeste edhe për flokët e veshjet, e madje atë kohë e konsideronte si “burrin e ëndrrave të saj”, ndarjen me të cilin nuk e mendonte kurrë.

"Jetoja vetëm me cigare dhe peshoja 43 kile", Loredana

Një detaj interesant i shkëputur nga libri është fakti ku Loredana thotë se për ndarjen me Mozzik, kishte pasur vështirësi t’i tregonte familjes së saj, duke shtuar se nga 10 fëmijë sa janë në familjen e saj, asnjëri nuk kishte pasur martesë të dështuar.

Ndërkohë sa i përket lidhjes së re me futbollistin e Dortmundit Karim Adeyemi, ajo thotë se gjithçka është perfekte, dhe se e duan shumë njëri-tjetrin./LIVING

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button