Lajme

Djali i ish-gjyqtarit për krimet e rënda, kush është i riu që u ekzekutua me armë zjarri

28-vjeçari Klajdi Prendi u ekzekutua pak pas mesnatës në kryeqytet, me plumb në kokë dhe gjoks.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, mëson se viktima është djali i ish-gjyqtarit për krimet e rënda, Fran Prendi.

Ai u qëllua me armë me silenciator, ndërsa në spital është dërguar nga miqtë e tij.

Pas ngjarjes është gjetur një makinë e djegur në zonën e Farkës, teksa mendohet se u përket autorëve./Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button