Bota

Policia zbulon vjedhësin e këpucëve nga kopshti i fëmijëve në Japoni

Oficerët instaluan kamera sigurie për të zbuluar vjedhjet e përsëritura dhe zbuluan se autori ishte në fakt një katërkëmbësh.

Policia dhe stafi i kopshtit habiteshin kur këpucët nisën të zhdukeshin nga kopshti i fëmijëve në jugperëndim të Japonisë, dhe aq më shumë nga fakti se këpucët e zhdukura ishin teke dhe jo në palë.

Rrjeti vendas Mainichi Shimbun tha se policia duke studiuar kamerat e sigurisë më në fund kapën “në flagrancë” vjedhësin, i cili rezultoi të kishte katër putra, pellush të murrmë dhe kthetra të mprehta.

Kamerat kishin kapur lundërzën që dilte nga një vrimë në murin ngjitur dhe largohej me një këpucë të bardhë fëmijësh në gojë, gjithçka brenda rreth 10 sekondave.

Ngjarja u përsërit disa herë para se stafi të thërriste policinë, e cila tha se ky ishte misteri i parë i këtij lloji që trajtonte.

Prof. Hiroshi Sasaki i universitetit Chikushi Jogakuen tha se kafsha që vidhte këpucë me shumë gjasa sapo ka lindur këlyshë që i kërkon për të mbajtur ngrohtë të vegjëlit ose për të veshur folenë e saj.

Në gjuhën japoneze lundërzat përdorn me referenca negative prej erës së fortë që lëshojnë, nga e cila ka lindur dhe shprehja ‘itachi no saigo-pei’ që përkthehet në “pordha e fundit e lundërzës” dhe përdoret për ‘njerëz të pakëndshëm’, shkruan rrjeti britanik The Guardian./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button