Lajme

Për*aket oborri i shkollës/ Ndërron jetë 14-vjeçari që u qëllua me thikë nga bashkëmoshatari pranë “Fan Nolit”

Ndërron jetë një prej nxënësve të përfshirë në konflikt pranë gjimnazit “Fan Noli”, ngjarje e ndodhur para pak castesh në kryeqytet.

Si pasojë e plagëve të marra pasi u qëllua në zemër, 14-vjeçari ka humbur jetën.

Ndërkaq, një tjetër nxënës 14-vjeçar është plagosur, pasi ka marrë plagë në gjoks, por fatmirësisht, gjendja e tij është e qëndrueshme.

Ende nuk dihet shkaku i konfliktit midis nxënësve.

Njoftimi i policise:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button