Life Style

Do ishte protagonist në filmin e famshmëm, ish-bashkëshortja e Elvis Presley: Gjithçka e shkatërroi menaxheri i tij

Elvis Presley, mbreti i Rock ‘n’ Roll-it, dikur refuzoi një rol të rëndësishëm përballë Barbra Streisand në filmin “A Star Is Born” (1976), një vendim për të cilin më vonë, u pendua. Sipas ish-bashkëshortes së tij, Priscilla Presley, koloneli Tom Parker, menaxheri i tij i ashpër, e bindi Elvisin të mos pranonte duke thënë: “Ajo do të jetë në qendër të vëmendjes, jo ti.” Priscilla zbuloi se Elvis aspironte role të rëndësishme kinematografike, por shpesh përfundonte në filma komercialë si “Girls! Girls! Girls!”, të cilët nuk përmbushnin ambiciet e tij artistike.

“Ai donte të ishte në filma të mrekullueshëm. Ky nuk ishte Elvisi që ai ëndërronte të ishte”-tha ajo. Filmi “A Star Is Born” përfundoi me Kris Kristofferson në rolin kryesor, duke sjellë një sukses artistik për Streisand, e cila fitoi çmime të rëndësishme, përfshirë një Academy Award për këngën “Evergreen”.

Elvis e ringjalli karrierën e tij me një performancë të fuqishme në Comeback Special të vitit 1968 që u transmetua në NBC, duke e rikthyer veten si një forcë në muzikë dhe argëtim.

Comeback Special” i famshëm i Elvis Presley, i transmetuar më 3 dhjetor 1968, u shndërrua në emisionin më i ndjekur të vitit në NBC, duke shënuar një kthesë të rëndësishme në karrierën e tij. Pas këtij momenti të suksesshëm, Elvis iu përkushtua performancave live, duke emocionuar audiencat në qindra koncerte deri në ndarjen e tij të parakohshme nga jeta më 1977, në moshën 42-vjeçare. Në tetor, Priscilla Presley dhe mbesa e saj, Riley Keough, nderuan kujtimin e Lisa Marie Presley, vajzës së Priscilla dhe nënës së Riley në Graceland.

Lisa Marie Presley u nda nga jeta më 12 janar 2023, në moshën 54-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak, duke lënë pas një trashëgimi të pashlyeshme në historinë e muzikës dhe familjes së saj. Ndërkaq, në përvjetorin e vdekjes së Elvis Presley-t, një eksperte ka ‘gërrmuar’ për të hedhur poshtë mitet që rrethojnë vdekjen e tij. Mbreti i Rock n Roll-it ndërroi jetë më 16 gusht 1977. Këngëtari i ‘Suspicious Minds’ ishte vetëm 42 vjeç kur u shua në shtëpinë e tij në Memphis, Graceland. Sally A Hoedel, autore e Destined to Die Young, duke folur ekskluzivisht për The Mirror tha: “Sipas ligjit të shtetit të Tenesit, është certifikata e vdekjes ajo që do të bëhet publike në vitin 2027, jo raporti i autopsisë. Raporti i autopsisë dhe përmbajtja e tij janë tashmë shumë publike, nuk ka asnjë mister të madh që pret të zbulohet.”/Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button