Lajme
E rëndë/ Makina përfundon në kanal, 33-vjeçari gjendet i vdekur brenda në mjet
Një 33-vjecar është gjetur i vdekur brenda automjetit të tij, në afërsi të fshatit Vrinë te Bashkisë Konispol.
Klodian Karoshi, banues në Shëndëlli, është gjetur i vdekur në automjetin e tij të aksidentuar në aksin Vrinë-Butrint. Ai dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar duke rënë në kanal mbrëmjen e djeshme, pasi prej atëherë nuk i ishte përgjigjur telefonatave të familjarëve të tij.
Makina e aksidentuar bashkë me trupin e 33-vjecarit është gjetur nga një bari i zonës. Policia e Sarandës ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit të rëndë. Viktima ishte prind i një fëmije, ndërsa ishte edhe vetë djalë i vetëm i familjes./SYRI.net