Life Style
Petrit Malaj kujton Valter Gjonin: Lotët më rrjedhin e si ndal dot, shpirti im dhemb për të…
14 nëntori shënon një datë të trisht për artin shqiptar.
Në këtë datë ka ndërruar jetë para kohe aktori Valter Gjoni.
Miku i tij, Petrit Malaj, e ka kujtuar kështu, ikjen nga kjo botë të Valter Gjonit
“Sa të vështirë na e bëre jetën ……
Mirë që të gjithë presim radhën kur do të kemi mbi shpinë, por kur na shkëput miq e shokë…këtë s’po e mbajmë dot!
E fillova aq keq mëngjesin e sotëm sa lotët më rrjedhin e si ndal dot…
U nda prej nesh Valter Gjoni, miku im i shkëlqyer, artisti i talentiar, njeriu i pastër e i ndershëm aq i rrallë në këtë vend!
Dhe shpirti im dhemb për të!
Do të kujtoj me mall koleg e miku im i shtrenjtë”, shkruan aktori Petrit Malaj, në kujtim të mikut të tij.