Lajme

Pamjet e para nga vendngjarja, kush është biznesmeni i ndërtimit që u qëllua në kokë në Tiranë?

Një ngjarje e rëndë ndodhi pranë Fakultetit Ekonomik në Tiranë, ku një person u qëllua me armë zjarri. Viktima, e identifikuar si Eduart Reci, një biznesmen 52 vjeç dhe pronar i kompanisë ELGM, u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës me një plagë serioze në kokë. Gjendja e tij raportohet të jetë kritike.

Eduart Reci është i njohur në zonë për aktivitetin e tij në ndërtim, duke qenë që ka ndërtuar disa pallate aty pranë. 

Megjithëse motivet e sulmit mbeten të paqarta, dyshohet se atentatori mund ta ketë qëlluar nga një distancë e largët, pasi në pamjet e kamerave të sigurisë nuk shfaqen autorët, gjë që ngre dyshime mbi mënyrën e kryerjes së sulmit.

Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë, duke shqyrtuar prova të mundshme dhe duke analizuar të dhënat e kamerave të sigurisë./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button