Lajme

Aksident në Zhelizhan të Lushnjës, plagoset drejtuesi i motorit 

Një aksident i rëndë ka ndodhur në kryqëzimin e vetëm të fshatit Zhelizhan, ku një automjet tip Audi me targa AB 764IP është përplasur me një motoçikletë me targa BK 475. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës, Shamet Musaku, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës për trajtim të specializuar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Po ashtu, pritet ndërhyrja e ekspertëve të policisë shkencore për të përcaktuar me saktësi shkaqet e përplasjes.

Sipas burimeve të para, dyshohet se drejtuesi i automjetit tip Audi, Romino Musaku, rreth 30 vjeç, ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e përplasjes. Policia po vazhdon hetimet për të vërtetuar këtë pistë dhe për të marrë masat e nevojshme në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button