Bota

Moti i keq pushton Italinë, rrugët kthehen në lumenj, automjetet përfundojnë në det

Moti i keq ka përfshirë rajonin e Sicilisë në Itali, duke shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha. Në Torre Archirafi, një fshat në Riposto (provinca e Catanias), rrugët u kthyen në lumenj, duke marrë automjetet përpara, të cilat më pas përfunduan në det.

Sipas mediave italiane, deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Në Aci Sant’Antonio, zjarrfikësit shpëtuan disa persona që ishin bllokuar në një supermarket të mbushur me ujë dhe disa shoferë që ndodheshin të bllokuar në makinat e tyre. Po ashtu, në Acireale një person u shpëtua nga një shtëpi e përmbytur

Në Altarello, një fshat tjetër i Riposto, një lumë ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur katin e parë të një shtëpie ku ndodheshin katër persona, dy prej të cilëve me aftësi të kufizuara

Zjarrfikësit e Catanias ndërhynë me një mjet anfib për t’i shpëtuar. Në total, deri në orët e para të mëngjesit të mërkurën, zjarrfikësit kanë realizuar 64 ndërhyrje në të gjithë provincën.

Në autostradën A18, ndërhyrjet ishin të shumta, ku zjarrfikësit kanë shpëtuar shoferë që ishin bllokuar nga uji. Pjesa më e prekur nga stuhia përfshinte komunat Giarre, Acireale dhe Linguaglossa./SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button