Lajme

Tragjedi në fluturimin nga Tirana drejt Mançesterit

Një burrë gjeti vdekjen tragjikisht në bordin e avioni, i cili ishte nisur nga Tirana drejt Mançesterit të dielën mbrëma. Fluturimi i Ryanair nga Tirana për në Aeroportin e Mançesterit u detyrua të devijonte papritur drejt Londra Stansted për shkak të urgjencës mjekësore në bord.

Burri, mosha e të cilit nuk është konfirmuar, sikurse nuk është bërë i ditur edhe identiteti i tij, u shpall i vdekur në vendngjarje.

London Stansted konfirmoi se fluturimi u devijua pak para orës 20:00, për shkak të urgjencës mjekësore në bord.

Itinerari i fluturimit tregon se si avioni u nis nga Shqipëria të dielën, përpara se të fluturonte mbi Itali, Zvicër e Francë, ndërsa u detyrua të ulej në Stanstead. 

Një zëdhënës i Shërbimit të Ambulancës Lindore të Anglisë tha se ‘pavarësisht përpjekjeve më të mira të të gjithë të përfshirëve, burri kishte vdekur në avion”.

Një zëdhënës i aeroportit Stansted shtoi: “Fluturimi të cilit i referoheni u devijua në Stansted të Londrës pak para orës 20:00, të së dielës mbrëma, për shkak të një urgjence mjekësore në bord.

Ryanair është kontaktuar për një koment./ Evening News.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button