Bota

Fotot e reja të astronautes së ngecur në hapësirë, shëndërrimi drastik i saj

Fotot  e fundit të astronautes së ngecur në hapësirë kanë zbuluar humbjen tronditëse të peshës së astronautes së NASA-s, Sunita Williams, ndërsa ajo dhe shoku i saj i ekuipazhit mbeten të ngecur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).

Williams, 59 vjeç dhe Barry Wilmore, 61 vjeç, po qëndrojnë në ISS për pesë muaj pasi anija kozmike Starliner e dëmtuar e Boeing u konsiderua e pasigurt për t’i kthyer ata në Tokë.

Imazhet më të fundit tregojnë një dobësi të madhe të Williams. Publikisht, NASA ka thënë se Williams është ‘në gjendje të mirë shëndetësore’ dhe se ajo i është nënshtruar ‘vlerësimeve rutinë mjekësore’.

Misionet hapësinore në qëndrim të gjatë dëmtojnë shëndetin e astronautëve, veçanërisht të grave, duke çuar në humbje peshe, humbje të muskulaturës, dëmtim kockor, probleme të zemrës dhe shikimit dhe gurët në veshka.
Astronautet gra humbin më shumë peshë sesa burrat gjatë fluturimit në hapësirë.

“Ka humbur shumë kile dhe është kockë e lëkurë. Kështu që është prioritet ta ndihmojmë atë të stabilizojë humbjen e peshës dhe shpresojmë ta rikthejë atë”, tha burimi i NASA-s për New York Post.

Shqetësimi është se ajo do të qëndrojë edhe për disa muaj atje.

Fotot e reja të astronautes së ngecur në hapësirë,

/TEMA

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button