Life Style

Pesë shenja që tregojnë se keni një person manipulues pranë jush

Kur jemi në një lidhje , dhe veçanërisht nëse e duam shumë tjetrin, e kemi të vështirë të shohim të metat e tij. Marrëdhëniet e shëndetshme, megjithatë, bazohen në respektin, besimin dhe ndjenjën e sigurisë që ndiejnë anëtarët e tyre.

Fatkeqësisht, kjo nuk është gjithmonë e lehtë të ekzistojë dhe në jetën tonë mund të shoqërohemi me njerëz manipulues, të cilët ndikojnë negativisht në psikologjinë tonë, ndonjëherë pa e kuptuar.

Manipuluesit janë njerëz që duan të kenë nën kontroll marrëdhënien dhe jetën tonë. Zakonisht, kjo sjellje buron nga pasiguritë e tyre, të cilat ata përpiqen t’i mbulojnë duke shfaqur besim të tepruar. Me pak fjalë, ne bëhemi marrës të sjelljeve toksike pa e kuptuar.

Si e kuptoni nëse një person është manipulues? Lexoni më poshtë pesë shenjat që e vërtetojnë këtë, të paraqitura nga llogaria @pshycologysays në Instagram.

  • Ata shkaktojnë një situatë që ju vë në siklet dhe më pas heqin dorë nga përgjegjësitë e tyre.
  • Ata ju akuzojnë se jeni tepër të ndjeshëm dhe të pambrojtur, ndërsa veprimet dhe fjalët e tyre ju ofendojnë ose ju lëndojnë.
  • Ata kritikojnë çdo lëvizje tuajën dhe ju nxisin të hiqni dorë, pavarësisht se çfarë ndjeni apo dëshironi.
  • Ata nuk respektojnë kufijtë tuaj dhe dëshirojnë të kenë kontroll mbi çdo fushë të jetës tuaj.
  • Përpara të tjerëve duken krejtësisht ndryshe nga sa janë para jush.

/vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button