Life Style

Mevlan Shanaj: Duhet të shkoj në bankë t’u them që s’kam vdekur, që të marr pensionin. Turp

Aktori i njohur, Mevlan Shanaj, tregon për një absurditet në Shqipëri, ku pensionistët duhet të shkojnë në bankë të deklarojnë se janë gjallë.

“Shkoj të tërheq para nga bankomati! Shikoj se nuk kisha aq sa doja të tërhiqja.

U kujtova se nuk kam vajtur në bankë, t’u them se jam ende gjallë!

Pensionistët duhet të venë dy herë në vit të deklarojnë se janë gjallë!

Nuk e kuptoj këtë absurd pasi në Shqipëri, nuk mund të përcillesh në atë botë pa certifikatë bashkie!

Nuk mundet banka të shikojë të ikurit e muajit në kompjuter apo bashkitë nuk i hedhin çregjistrimet!

Shumë fyese është kjo burokraci!

Nejse, të vete nesër në bankë të konfirmoj se jam ende gjallë, ndryshe nuk ka më lëvizje paresh në bankomat!

Deklaratën e urrej, po ja më duhen ende këto dreq lekësh!”, shkroi, kohë më parë, Shanaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button